Flash News

KRYESORE

Moderatori i vë ‘kusht’ Fjoralba Ponarit në emision: Thuaj nëse je në një lidhje se të putha

Moderatorja e Top Channel, Fjoralba Ponari ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’, ku ka treguar më shumë rreth formatit më të ri në ekran, në “E Diell”.

Ndërsa ka folur për rubrikat e reja që do të sjellë në ekran tashmë çdo të diel, krah Edi Manushit dhe Nevina Shtyllës, prezantuesit e emisionit e kanë pyetur edhe përtej jetës profesionale dhe televizionit.

Duke u ndalur te fotot që Fjoralba poston vazhdimisht në rrjetet sociale, ajo u pyet nga moderatori Isli Islami nëse është në një lidhje dashurie: "Je në një marrëdhënie, trego ose të putha".

Nga ana tjetër, Ponari duket se është dorëzuar para këtij “kushti” dhe pranoi se është në një marrëdhënie.

“Më rri larg... Po, jam në një marrëdhënie prej vitesh. Nuk e kam bërë publike dhe e kam mbajtur larg medias, pasi edhe ai nuk është pjesë e saj”, u shpreh Fjoralba.

Të fundit