Flash News

KRYESORE

Moderatori-Ramës: Do vini me gjyslykë e kapele si diversantë për ta vizituar! Turp para fëmijëve tanë

Moderatori Arbër Çepani ka reaguar për “maskaradën te Veliera”. Teksa e konsideron një turp të orkestruar që shpreson të mbarojë sa më shpejt, Çepani i drejtohet kryeministrit Edi Rama.

“Kush jemi ne, që të betonizojmë rrënoja mijravjeçare, të groposim historinë e një kombi thjesht dhe vetëm sepse estetikisht na duket më e bukur një velierë sesa disa "mbetje" që na kanë lënë trashëgimi të parët?!”, shkruan Çepani teksa shton që do të turpërohemi para fëmijëve tanë.

Reagimi i plotë i Arbër Çepanit:

Veliera është një nga ato lëvizje që transformon jo vetëm një zonë por një qytet të tërë, shpresoj që maskarada të mbarojë dhe vitin e ardhshëm ta kemi gati. Turp i atyre që e kanë orkestruar po ashtu dhe ata që janë bërë palë me ata. Do vini me gjyslykë e kapele si diversantë për ta vizituar". - Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë. Kush jemi ne, që të betonizojmë rrënoja mijravjeçare, të groposim historinë e një kombi thjesht dhe vetëm sepse estetikisht na duket më e bukur një velierë sesa disa "mbetje" që na kanë lënë trashëgimi të parët?! Do turpërohemi është e vertëtë...por vetëm para fëmijëve tanë, që ishim aq të papërgjegjshëm sa lejuam të mbulonim historinë me betoniera! Zoti na dhëntë arsye.....se çdo gjë tjetër e kemi!

Të fundit