Flash News

KRYESORE

Moderatori tregon arsyen pse është ndarë nga e dashura: Gocat e mira në ekran s`janë të mira në jetë

Moderatori tregon arsyen pse është ndarë nga e dashura: Gocat e

Moderatori i InTv, Ermal Peçi, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin "Late Night Show" me Kastro Zizon. Ai ka rrëfyer se prej një muaji është beqar pas lidhjes me një personazh të njohur të ekranit.

Ermali ka treguar se për shkak të karrierës, të cilën e donin të dy, lidhja e tyre nuk mund të funksiononte. Dhe pas kësaj ai ka marrë vendimin që të mos lidhet më me një person të njohur publikisht.

"Kam një muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është një personazh publik dhe mbase është rasti i fundit që unë bëj një lidhje me një personazh publik. Është një gocë shumë e mirë në ekran, por gocat e mira në ekran s'janë aq të mira edhe në jetën e përtejme,"- tha ai.

E ndërsa Katsro e pyet:  "Të ka tradhtuar?"

Peçi u përgjigj:

"Jo s'bëhet fjalë. Ej se po më shikon mua ajo, se unë e kam xhan. 'Divorci' ishte për idealet tona, ti karrierë, unë karrierë, mirupafshim. Prandaj them unë që lidhja me personazhe është një dhimbje koke. Karriera bëhet shumë e vështirë. 3-4 muaj zgjati."

Të fundit