Flash News

KRYESORE

Moderatorja e njohur: Burri le të gjejë një grua tjetër nëse do djalë

Moderatorja e njohur, Dajana Shabani, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku ka folur edhe për jetën e saj private.

Në qendër të bisedës ka qenë dhe vajza e saj e vogël Marlena, e cila siç tregon Dajana, është shumë e ngjashme në karakter me të.

“Bashkëshorti kuptoi që do t’i duhet të përballojë dy Dajana!”, ka thënë ajo duke qeshur.

Ndërkohë e pyetur nëse bashkëshorti dëshiron edhe një djalë që ta ketë të ngjashëm me veten, moderatorja u shpreh se ai mund ta bënte djalin me kë grua të donte.

“Mund të gjejë çdo grua në botë të bëjë një djalë sepse unë e kam ndarë mendjen që dua të kem vetëm një”, ka thënë ajo.

 

Të fundit