Flash News

KRYESORE

Moggi: Juventusi do fitojë titullin me +10 pikë për një arsye të thjeshtë

Moggi: Juventusi do fitojë titullin me +10 pikë për një

Të gjithë e kishin parashikuar dhe kështu po ndodh. Inter dhe Juventus aktualisht janë dy kuajt e vetëm që vrapojnë për të fituar titullin kampion të Serie A. Kjo garë është dyshe, edhe pse Lazio është aty gati për të përfituar nga gabimet e kryesuesve.

Zikaltrit dhe "Zonja e vjetër" kryesojnë me 39 pikë, teksa Lazio është vetëm 3 pikë larg. Pavarësisht diferencës së vogël tani, ish-drejtori i Juventusit dhe këshilltari i Gaz Demit te Partizani, Luciano Moggi, mendon se Juventusi nuk do të vuajë aspak as këtë vit.

"Titullin do ta fitojë Juve. Jam i bindur. Bardhezinjtë do ta mbyllin kampionatin me më shumë se dhjetë pikë avantazh ndaj Interit. Juve, në krahasim me zikaltrit, ka më shumë alternativa në ekip dhe kjo bën diferencën. Sarri ka dy skuadra".

Të fundit