Flash News

KRYESORE

Moggi: Po të isha drejtor i Juventusit, nuk do ta blija Ronaldon në moshën 33-vjeçare

Moggi: Po të isha drejtor i Juventusit, nuk do ta blija Ronaldon në

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, është shprehur se nëse do të ishte në detyrë aktualisht, nuk do të nënshkruante me Ronaldon në moshën 33-vjeçare.

Ai gjithashtu theksoi se në aspektin e marketingut është një zgjedhje mjaft e goditur, por mosha e tij nuk është avantazh për të shpenzuar 100 milionë euro.

"Në aspektin e marketingut, është një marrëveshje e jashtëzakonshme. Por unë nuk do të shpenzoja kurrë aq shumë për një 33-vjeçar dhe nuk do ta zyrtarizoja blerjen pa shitur më parë Higuain, i cili shënon 20 gola në sezon," ka thënë  Moggi për "Corriere dello Sport".

"Unë nuk do ta kisha marrë sot. Kur ishte 18 vjeç më pëlqente. Fola me Sportingun e Lisbonës dhe i propozova një shkëmbim me Salas, të cilit do t’i jepnim edhe 5 milionë euro dëmshpërblim. Por Salas shkoi te River Plate, ndërsa Ronaldo zgjodha Manchester. Ishte koha kur te Juventus nuk kishin para për të investuar. E përsëris nuk do e merrja për aq para,” ka shtuar ai.

Të fundit