Flash News

E-TJERA

Mogherini dhe Xhaferri: Roli i kryetarit të parlamentit mbi interesat partiake dhe etnike

Mogherini dhe Xhaferri: Roli i kryetarit të parlamentit mbi interesat

Roli i kryetarit të parlamentit duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në vend, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në takimin e djeshëm me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Bruksel.

Në njoftimin për median nga kabineti i Mogherinit u tha se kjo e fundit përshëndet zgjedhjen e Xhaferit kryetar i parlamentit dhe përsëriti dënimin e ashpër të Bashkimit Evropian për dhunën e javës së kaluar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

“Ajo e përshëndeti zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të parlamentit nga ana e shumicës parlamentare duke theksuar se ai është rol i cili duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike, dhe të punojë në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve. Bashkimi Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë me të, me parlamentin dhe të gjitha institucionet për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos”, theksoi Mogherini.

Komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Johanes Han në takimin me Talat Xhaferin, i cili javën e kaluar u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga shumica parlamentare theksoi se institucioni ligjvënës i vendit duhet të punojë pa pengesa dhe bëri thirrje që të gjithë deputetët të kenë rol konstruktiv, pa deklarata dhe aktivitete provokuese.

Komisioneri përshëndeti zgjedhjen e Xhaferit nga shumica e deputetëve dhe shprehu gadishmërinë e BE-së për të punuar me të për të avancuar axhendën e reformave të BE-së”

“Tani Parlamenti duhet të lejohet të punojë pa pengesa. Të gjithë deputetët, duke përfshirë edhe opozitën, duhet të luajnë një rol konstruktiv dhe jo obstruktiv dhe të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet provokuesee”, thuhet më tej në njoftim.

Në fund komisioneri Hahn bëri thirrje që fokusi të jetë tani në hapat e ardhshëm të procesit të formimit të qeverisë, duke respektuar shumicën parlamentare dhe duke vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe parimet demokratike.

Të fundit