Flash News

KRYESORE

Mogherini flet hapur për ndryshimin e kufijve: Do e pranoj marrëveshjen, por vetëm me një kusht...

Mogherini flet hapur për ndryshimin e kufijve: Do e pranoj

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka lënë të hapur mundësinë për të pranuar shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, me kusht që marrëveshja të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Cilido që të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Mogherini përpara takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve kandidate me homologët e BE-së.

Gjithsesi, Mogherini u kujdes që të theksojë se Brukseli nuk mbështet idenë e shteteve etnikisht të pastra.

“Po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje juridikisht detyruese dhe jemi të përcaktuar që bisedimet të mbyllen brenda disa muajve të ardhshëm, që do të jetë një punë e vështirë, por jo e parealizueshme”, shtoi zyrtarja e BE-së.

Bushati lëviz nga qëndrimi i parë? Në Austri nuk flet kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Të fundit