Flash News

KRYESORE

Mogherini: Gabim i madh nëse në tetor nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mogherini: Gabim i madh nëse në tetor nuk hapen negociatat për

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e ka ripërsëritur edhe njëherë që Bashkimi Evropian duhet që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti. Ajo arsyeton se një tjetër përgjigje negative për vendet e rajonit do të ishte gabim dhe do ulte besueshmërinë e procesit.

Mogherini sqaroi se nuk ka folur kurrë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh” deklaroi Mogherini për Radio Evropa e Lirë.

Ajo shtoi se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.

“Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë”, përfundoi Mogherini.

Unioni duhet që të marrë një vendim në tetor për çeljen e negociatave për hyrjen në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por ka vende si Franca, Holanda dhe Danimarka që nuk janë të bindura për një përgjigje pozitive.

Të fundit