All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Mogherini përfshin edhe Shqipërinë: 2025, objektiv i mundshëm për anëtarësimin e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor

Mogherini përfshin edhe Shqipërinë: 2025, objektiv i
All - Paragraf - 1

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini deklaroi sot se kërkonte që edhe negociatat e Shqipërisë me BE-në të hapeshin deri në qershor.

All - Paragraf - 3

”Viti 2025 është një perspektivë reale dhe e mundshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian jo vetëm për dy vendet (Mali i Zi dhe Serbia), që aktualisht po negociojnë, por edhe për të gjitha vendet e tjera, që mund të fillojnë negociatat dhe që, personalisht, dëshiroj që të fillojnë të negociojnë duke filluar nga tani deri në qershor”, deklaroi shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në përfundim të një takimi jozyrtar me ministrat e Jashtëm të Unionit.

”2025 është viti i mundshëm për anëtarësimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi ajo.

Bullgaria po zhvillon një takim jozyrtar të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që pritet të përfundojë sot.

Takimi jozyrtar i ministrave të Punëve të Jashtme quhet dhe “Gimnih” për shkak se për herë të parë një takim i tillë është zhvilluar në vitin 1974 në Gimnih në Gjermani.

Të fundit