Flash News

KRYESORE

Mogherini: Shqipëria mbështetet fuqishëm nga populli për anëtarësim në BE. Topi tani është në Këshillin Europian

Mogherini: Shqipëria mbështetet fuqishëm nga populli për

Pas rekomandimit të Komisionit të Europës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini u shpreh se vendi ynë ka arritur progres.

Sipas Mogherinit, Shqipëria ka mbështetje të jashtëzakonshme nga populli për në BE, ndërsa u shpreh se tani topi është te Këshilli Europian.

“Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, për samitin e Liderëve, unë u impresionova. Shqipëria ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga populli për në BE. Këtë herë komisioni rekomandon hapjen e negociatave që bazohet në përparime të prekshme. Është radha e BE për të bërë punën e vetë. Tani topi është në Këshillin Europian”, tha Mogherini.

Pjesë nga fjala e Mogherinit: 

“Ajo që do të lexoni në raporte flet për reformat thelbësore në gjyqësor në Shqipëri si rezultat i dëshirës së popujve për ndryshim. Kemi theksuar me partnerët në punë tonë se ata kanë bërë një zgjedhje thelbësore, që kanë si synim thelbësor anëtarësimin, një nga gjërat e pakta që bashkon rajonin dhe mbështetja e rajonit duke bërë këtë zgjedhje. Liderët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë angazhuar në reforma.

Politika e zgjerimit na çon në ADN-në e procesit të zgjerimit të BE-së, duke kaluar plagët e luftës dhe duke përdorur integrimin si një mjet thelbësor për pajtim. Punë thelbësore është bërë për të vlerësuar progresin e bërë. Falënderoj ekipet që kanë punuar për këto raporte. Kanë marrë informacion jo vetëm nga autoritetet por dhe shoqëria civile.

Gjatë viteve të kaluar por sidomos vitin e kaluar BE ka investuar shumë në Ballkanin Perëndimor. Angazhime të nivelit të lartë. Kemi dëshmuar shumë arritje impresionuese. Në Maqedoninë e Veriut kanë përqafuar mundësinë e reformave, marrëveshja e Prespës.

Në Shqipëri dua të theksoj reformën e drejtësisë. Ka vijuar në vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Në vizitën e fundit në Tiranë u impresionova dhe mendoj se Shqipëria ka një mbështetje të fuqishme nga populli për anëtarësim në BE. Këtë vit për herë të dytë KE rekomandon hapjen e negociatave. Bazohet në arritje të prekshme. Shqipëria i ka kryer detyrimet e saj, është radha e BE-së të bëjë punën e vet. Pas rekomandimit nga KE, topi është në dorën e KiE”, deklaroi Mogherini.

Të fundit