Flash News

KRYESORE

Mogherini takon Tsiprasin: Bisedimet Athinë-Tiranë janë të rëndësishme për integrimin

Mogherini takon Tsiprasin: Bisedimet Athinë-Tiranë janë të

Shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini, theksoi rëndësinë që kanë për integrimin në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë bisedimet që po zhvillohen për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes këtyre dy vendeve dhe Greqisë, në një takim në Bruksel me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.

“Mogherini i mirëpriti bisedimet që po zhvillon Athina me Tiranën dhe Shkupin duke e cilësuar Greqinë si një vend kyç për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, raporton media greke.

Sipas të njëjtave burime, “Mogherini i paraqiti si një parakusht për prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme dypalëshe”.

Ndërkohë pritet të zhvillohet një tur në Ballkanin Perëndimor nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe përfaqësueses së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini ku do të prezantohet edhe prespektiva europiane për këtë rajon.

Gjatë kësaj vizite në Bruksel në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Sahelin kryeministri grek pritet të takohet edhe me homologun e tij italian, Paolo Gentilioni dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Të fundit