Flash News

KRYESORE

Mohoi shkeljet në çështjen e Xhisielës, Basha kritika Ramës: Vajza u përdhunua nga banda jote

Mohoi shkeljet në çështjen e Xhisielës, Basha kritika

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit mohoi shkeljet e policisë në çështjen e Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar dhe dhunuar në mënyrë barbare nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Basha thotë se Rama është zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore. Ai akuzon se 25 vjeçarja është përdhunuar dhe torturuar nga banda e kreut të qeverisë.

Basha deklaron se Rama po amniston përdhunuesin dhe kriminelët, në vend që të dilte në mbrojtje të vajzës.

“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkruan Basha.

Pas deklaratës së Ramës që mohonte shkeljet e policisë, reagoi edhe Taulant Balla duke akuzuar shkelje penale nënkomisar Emiljano Nuhun, që ishte edhe personi që bëri publik skandalin.

Artan Fuga komenton çështjen e Xhisielës: Përse ka frikë qytetari, kur ka frikë nën-komisari?

“Askush mbi ligjin”; këto janë rastet kur fraza përdorur nga Rama nënkupton të kundërtën për deputetët e tij

Të fundit