Flash News

KRYESORE

Mohojnë lidhjen por në buzët e Bradley-t shihet buzëkuqi i Lady Gaga-s

Nëse i gjithë plani i tyre është që filmi "A star is born" të jetë në qendër të diskutimeve të mediave e rrjeteve sociale, Bradley Cooper dhe Lady Gaga e kanë arritur. Ose të paktën gjithë kjo është një justifikim.

Kimia mes Lady Gagas dhe Bradley Cooper-it si në film ashtu edhe në performancën e "Oscars" është kryefjala e mediave botërore për momentin. Shikimet, përqafimet dhe kimia perfekte mes tyre u shpjeguan nga Lady Gaga ne emisionin e Jimmy Kimmel, si e qëllimshme për të dashurinë për të cilën flitet në film.

Por pas kësaj foto, nuk mund të themi të njëjtën gjë apo të biem dakord me atë që thotë Gaga. Ndoshta është aksidentale si puthje por buzët e Lady Gaga-sa kanë lënë shenjë buzëkuqi të kuq pranë buzëve të Bradley Cooper.

Mesa duket e gjitha kjo ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Irina Shayk pasi dy vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Të fundit