Flash News

KRYESORE

Mohon ndarjen por jo tradhtinë, Çiljeta mesazh mediave: Nuk na latë rehat

Gazeta "Panorama" i ka prishur mëngjesin sot Çiljetës, me shkrimin dedikuar asaj. Në faqen e parë të gazetës, shkruhej se këngëtarja dhe portieri i Partizanit janë ndarë, për shkak të tradhtisë së këtij të fundit.

"Tashmë, flitet se lidhjes dhe bashkëjetesës së tyre prej dy vitesh i ka ardhur fundi dhe shkak për këtë ndarje është bërë një video ku portieri i Partizanit, Alban Hoxha, u përfol për ndarje, pasi ai u pa duke flirtuar në një club nate me një vajzë të panjohur. Futbollisti u filmua në një club krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku.  Pas publikimit të lajmit, Çiljeta ka marrë vendimin drastik për partnerin e saj, madje ka fshirë çdo postim që kishte me të," shkruhet në gazetën "Panorama.

Pas këtij shkrimi, Çiljeta ka reaguar në profilin e saj në Instagram e cila e revoltuar i kërkon mediave ta lënë rehat. Kjo reflektohet dhe në atë që shkruan, pasi mes rreshtave dallohet se ka shumë gabime dhe fjalët nuk lidhen me njëra-tjetrën.

"Te dashura media qe sna late rehat te zgjohemi nga gjumi njeher rehat dhe tna shkoj dita mbare,do tju lutesha shum shifni grate dhe burrat e juaj familjet tuaja se duke u marre me jeten e te tjerve do tju ikin grat e juaja dhe burrat nga duart,un e kuptoj pjesen qe kur je personazh je ne qender te vemendjes per cdo gje dhe normalisht skeni si mbushni gazetat perdit por cdo gje e ka edhe nje limit ndaj do tju lutesha tna leni rehat boll u moret jo vidjo jo u ndan jo u pajtun jo u ndan jo u pajtun prap,sna kan ndar as vidjot e bera me qellime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgje kur te ndahemi nga I madh I Zot do tju lajmerojm vete.Dite te mbare te gjithave portaleve sot," shkruan Çiljeta.

Në postimin e saj Çiljeta nuk ka mohuar tradhtinë, madje "këto femra" i quan të kategorisë ZH, por në mënyrë indirekte ka treguar se çifti vazhdon të jetë bashkë:

"Kur të ndahemi nga i madhi Zot do t`ju lajmërojmë vetë."

Të fundit