Flash News

KRYESORE

Moikom Zeqo: Deputetët tanë janë të prapambetur, një parlament adekuat do kohën e vet

Moikom Zeqo: Deputetët tanë janë të prapambetur, një

Akademiku dhe shkrimtari Moikom Zeqo mendon se në parlamentin shqiptar duhen vendosur disa kritere bazë për personat që do të përfaqësojnë popullin.  Ai është mjaft i shqetësuar nga veprimet e deputetëve, të cilët kanë një mungesë të theksuar kulture dhe dijeje.

“Jo vetëm kriteret morale që janë kryesore, por edhe kriteret e diturisë, të vetëdijes humane. Përpos këtyre, është shumë e rëndësishme që këta deputetë të kenë edhe njohuri bazike juridike. “, tha Zeqo.

Ai shton se nga ana konceptuale, deputetët e parlamentit shqiptar janë të prapambetur.

“Ky është një Parlament skandaloz. Konceptualisht, deputetët e Parlamentit të Shqipërisë janë të prapambetur. Ajo që më tmerron është se kjo prapambetje reflektohet edhe te deputetët e PS-së. Si ka mundësi që ndër deputetët e PS-së, ku ka edhe disa individë të shkolluar, të mos ketë profile autonome. Deputetë që shfaqin haptazi idetë, kundërshtitë e tyre. Është për të ardhur keq që janë të gjithë kaq të bindur dhe të klonuar. A do të jetë Parlamenti që do vijë më i mirë? Vështirë të thuhet, pasja e një Parlamenti adekuat është një proces që kërkon kohë.”, analizoi ai.

Të fundit