Flash News

KRYESORE

Moisiu nuk sheh asgjë të keqe nëse shkarkohet presidenti: Kështu e ka demokracia

Moisiu nuk sheh asgjë të keqe nëse shkarkohet presidenti:

Ish-presidenti i republikës Alfred Moisiu, ishte i pranishëm sot në konferencën për Samitin për Paqe i Evropës Juglindore. Referuar situatës politike në vend ish-presidenti dha edhe një mesazh për politikanët.

  “Politikanët tanë duhet të mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin.”

I pyetur nga Report tv, Moisiu komentoi edhe përpjekjet për shkarkimin e Presidentit Meta, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe që politika kërkon shkarkimin e një zyrtari.

“Nuk ka asgjë të keqe që politika referuar në Kushtetutë të kërkojë shkarkimin e një zyrtari. Puna vazhdon. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Demokracia kështu e ka, të jep pushtetin pastaj të kërkon llogari", tha Moisiu.

Të fundit