Flash News

KRYESORE

Moldavia në krizë politike, presidenti shpërndan parlamentin

Moldavia në krizë politike, presidenti shpërndan parlamentin

Moldavia po kalon një krizë të rëndë politike. Presidenti në detyrë i vendit, Pavel Filip shpërndau parlamentin dhe vendosi të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 6 shtator. Filip njoftoi për vendimin, vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus, Igor Dodon dhe emëroi Filipin, i cili është kryeministër në detyrë, si president në detyrë.

Qindra persona kanë dalë në rrugët e kryeqytetit moldav, Kishiniev që prej 8 qershorit, për të protestuar kundër Dodon dhe për të mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, që udhëhiqet nga Vlad Plahotniuc, që është personi më i pasur në Moldavi.

Njoftimi i presidentit në detyrë, Filip, erdhi vetëm një ditë pasi liderët parlamentarë u takuan në një seancë të jashtëzakonshme. Ata tentuan të formonin qeverinë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt.

Të fundit