Flash News

KRYESORE

Mollë e kalbur se nuk dogji mandatin? Rudina Hajdari ‘hakmerret’ me Bashën, i “merr” Kirin në Grupin Demokrat

Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha e cilësoi atë dhe dy deputetët Lefter Koka dhe Myslum Murrizi si ‘mollë të kalbura’, pasi nuk pranuan të djegin mandatet në grup me opozitën.

‘Në një shportë me mollë, korbi qëmton mollët e kalbura, por kështu vetëm sa i rrit vlerën shportës’, tha ndër të tjera Basha gjatë intervistës mbrëmë te syri.net, por menjëherë Rudina Hajdari ka postuar një foto bashkë me deputetë të opozitës. Në foto, bie në sy edhe prezenca e vëllait të saj, Kiri Hajdari.

“Duke kaluar mbrëmje të këndshme me grupin Demokrat”, shkruan Rudina.

Kujtojmë se Kiri ka mbajtur herë pas herë një qëndrim ndryshe nga motra deputete. Ai është shfaqur disa herë krah Bashës në protestat e opozitës.

Të fundit