Flash News

KRYESORE

“Molotov më 21 janar” gazetari –Ramës: Mos bëni ironi, isha prezent atë ditë, po ju ku ishit?

“Molotov më 21 janar” gazetari –Ramës: Mos bëni

Për më shumë se 90 minuta, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me gazetarët në një dalje për mediat, një ditë pas protestës së opozitës.

Ndër të tjera, Rama u ndal shpesh duke krahasuar protestën e 21 janarit 2011, kur PS ishte në opozitë, me atë të mbrëmshme nga opozita e drejtuar nga PD.

Në një moment, kryeministri tha se në asnjë moment nuk u përdor bomba molotov, por ky fakt është hedhur poshtë nga gazetari Erion Skëndo i ‘News 24’.

“Ju thatë që nuk janë përdorur bombat molotov në 21 janar, nuk e di ku keni qenë ju, por unë kam qenë gazetar me kohë të plotë atje dhe janë përdorur atje, shikoni videot.

Përjashtuar armët, që nuk janë parë, por i gjithë arsenali i protestës së djeshme është përdorur. Ajo që ndodh çfarë do ndodhë nesër. PD thotë pushteti e ka populli dhe është vështirë të menaxhohet, si do si do jetë kundërpërgjigja e policisë”, e pyeti gazetari kryeministrin, i cili nuk hezitoi të qeshë pas kësaj pyetje.

Gazetari: Ju mund të bëni ironi po të doni...

Rama: Unë qesha dhe para se të cënosh paqen e brishtë që kemi më ler ta them, se nuk kisha ironi se qesha se po mendoja sikur të mos kisha refuzuar armët kimike, e kuptoni çfarë do thuhej sot? Do thuhej se armët kimike në Shqipëri po përdoren kundër PD. Por, këtë s’mund ta themi.

Nuk jam drejtor i policisë shtetit, se çfarë do ndodh dhe kam besim nga ata që kam parë se drejtuesit e policisë janë ‘top’. Do bëjnë gjënë e duhur. Incident jo se u tejkalua ndonjë gjë me personin, por prishi atë perfeksionin, ishte një reagim i dy personave në tension.

Ditën e 21 janarit kam qenë afër kryeministrisë, me Pandeli Majkon dhe sa kishim kaluar urën kur pa u vendosur akoma protestuesit u hodh gaz dhe u sulmua me ujë dhe aty nisi çorodia  nga një menaxhim skandaloz i policisë. E kam parë protestën siç e kanë parë të gjithë. Nuk më rezulton të jetë ndezur ndonjë zjarr te dera e kryeministër, kapsollat atëherë nuk ishin të ndaluar. Një makinë është djegur në anën tjetër, dhe nëse ka ndodhur kërkoj ndjesë për moskorrektesën e përshkrimit të historisë.

Të fundit