Flash News

KRYESORE

Molotov te dyert e Kryeministrisë. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës, një qytetar pa ndjenja

Situata është tensionuar në protestën e opozitës ku protestuesit kanë arritur të çajnë kordonin e policisë dhe kanë hedhur lëndë djegëse drejt derës së kryeministrisë.

Ndërkohë janë hedhur bomba molotov me shumicë dhe një nga protestuesit ka marrë flakë por ende nuk dihet gjendja e tij. Gazetarët e Neës 24 kanë treguar rastin e protestuesit që ka marrë flakë livë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë një tjetër qytetar ka rënë pa ndjenja.

Të fundit