Flash News

KRYESORE

“Moment shoku në Parlament”, Euronews për goditjen me vezë: Hasa u solidarizua me studentët

“Moment shoku në Parlament”, Euronews për goditjen me

Për goditjen me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama dje në Parlament, ka shkruar dhe Euronews.

“Moment shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës”, shkruan ndër të tjera kjo media, ndërsa shton se Hasa u sensibilizua me studentët të cilët po protestojnë prej ditësh për uljen e tarifave.

Shkrimi i plotë:

Moment shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës.

Punonjësit e rendit mundën ta largonin deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa nga foltorja.

Ai u përjashtua nga parlamenti për 10 ditë.

Partia Demokratike  tha se deputetet e opozitës ishin fyer nga fjalët e Ramës. Me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.

Studentët po protestojne për një reduktim të tarifave të shkollimit që nga fillimi i muajit.

Atyre tani u janë bashkuar grupe të tjera të ndryshme, protestat e të cilave janë të drejtuara në përgjithësi kundër politikës qeveritare.

Demonstruesit denoncojnë, ndër të tjera, varfërinë e shfrenuar dhe çmimet e larta të karburantit.

Të fundit