Flash News

KRYESORE

Momente paniku në Vatikan, Papa Françesku mbetet i bllokuar në ashensor për 25 minuta

Momente paniku në Vatikan, Papa Françesku mbetet i bllokuar

Vatikani është përfshirë nga  disa momente paniku, për shkak të një incidenti jo të zakontë. Papa Françesku është bllokuar në ashensor për 25 minuta, ndërkohë që besimtarët kishin  mbushur sheshin San Pietro, duke e pritur.

“Mirëmëngjes. Pata një incident të vogël. U bllokova në ashensor për rreth 25 minuta. Falenderoj ekipin e zjarrfikësve që më nxorën nga aty”- tha Papa Françesku.

Papa u bllokua në ashensor ndërsa arriti në katin e tretë të pallatit apostolik, nga ku ndeshet për lutjen e drekës të së Dielës. Urgjenca u raportua menjëherë në qendrën e operacioneve të brendshme e cila alarmoi brigadën e zjarrit të Vatikanit, të cilët u vunë menjëherë në lëvizje.

Të fundit