Flash News

KRYESORE

Momenti dramatik kur familjarët e 44 marinarëve të nëndetësës së zhdukur njoftohen se u dëgjua një shpërthim

Familjarët e dëshpëruar të marinarëve të cilët gjendeshin në nëndetësen argjentinase sulmian marinën pasi ajo konfirmoi sot se pati një shpërthim pranë mjetit disa orë pasi ai u zhduk përpara një jave.

Një i afërm raportohet se doli nga salla e konferencës së marinës pasi bëritit: “Më vranë vëllain, bij ku*vash”.

Marina argjentinase deklaroi në konferencën për shtyp se u dëgjua një tingull gjatë kërkimeve te  nëndetëses ARA San Juan, që mendohet se erdhi nga shpërthimi, një zhvillim i papritur që i shtangu familjarët e 44 anëtarëve të ekuipazhit, të cilët shpërthyen në lot.

Zëdhënësi i marinës Enrique Balbi tha se kërkimet do të vijojnë deri kur të ketë siguri të plotë lidhur me fatin e nëndetëses.

 

 

Të fundit