Flash News

KRYESORE

Momenti i veçantë, ish ministri i Shëndetësisë: Ai nuk e dinte se me origjinë greke isha unë

Momenti i veçantë, ish ministri i Shëndetësisë: Ai

Ish ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë në dy mandate gjatë viteve 1997 - 2001 dhe 2003- 2005, Leonard Solis, i ftuar në edicionin e parë të “E diell” ka treguar për nje moment të veçantë gjatë shërbimit të tij si ministër.

Solis tregon se gjatë luftës së Kosovës ka shkuar për të biseduar me disa shqiptarë nga Kosova, të cilët e kanë mirëpritur dhe kanë bërë një bisedë shumë të vlefshme me të.

Në një moment, tregon ai, njëri prej pjesëmarrësve në takim i kërkon një nder: “M’i thuaj Pandeli Majkos kur të kthehesh në Shqipëri, që atë ministrin grek që keni aty ta heqin fare më mirë”.

“Ministri me origjinë greke isha unë, por ai nuk e dinte”, pranon duke qeshur Solis, dhe shton se i ka premtuar zotërisë se do ia kryejë porosinë.

Të fundit