Flash News

KRYESORE

Momenti më i keq për Kim Kardashian: Kam qarë shumë kur u ktheva në shtëpi

Në një video 14-minutëshe për "Vogue", Kim Karsdashian ka rrëfyer për veshjet e saj më të bukura por edhe më të këqijat në gjithë këto 13 vitet që ajo ka qenë në qendër të vëmendjes.

Për Kim Kardashian, momenti më i keq ka qenë në "Met Gala 2013" pasi që veshja e saj u komentua shumë.

Në vitin 2013, Kim Kardashian ishte dhe shtatzënë dhe në "Met Gala" ajo u shfaq me një fustan me lule të markës ‘Givenchy’. Fansat nuk e pëlqyen veshjen e Kim-it dhe madje filluan të bëjnë dhe meme për veshjen e saj.

“Kam qarë pothuajse gjatë gjithë rrugës për në shtëpi, sepse nuk mund ta besoja. Kishte aq shumë meme për mua. Mendoj se edhe Robin Ëilliams shkruajti diçka në ‘Twitter’ për të, duke më krahasuar me zonjën Doubtfire. Më kujtohet që Mary-Kate dhe Ashley Olsen erdhën tek unë dhe e pëlqyen shumë veshjen dhe dorashkat e mia. Kështu që asnjë nga kritikat nuk vlenin, sepse binjakët Olsen e aprovuan”,  ka rrëfyer Kim.

 

Të fundit