Flash News

KRYESORE

Mona Lisa ‘vesh’ fanellën e Francës për të nderuar kampionët e botës; irritohen italianët: Po tregoni boshllëkun tuaj kulturor

Mona Lisa ‘vesh’ fanellën e Francës për të

”Italia hidhërohet për fitoren e Bluve”, është  titull i artikullit të publikuar në  gazetën  e njohur franceze ”Le Monde”.

Gazeta sjell në kujtesën e lexuesve deklaratat antifranceze dhe raciste në rrjetet sociale italiane.

“Nëse Italia nuk arrin ta tresë mungesën që pati në Botëror, media e saj e lidh fitoren e Bluve duke theksuar aftësitë e Didier Deschamps, të gjitha nën ndikimin italian, për shkak të pesë sezoneve që kaloi tek Juventusi”, shkruan ”Le Monde”.

Ndërkohe që ministri i Brendshëm italiane, Matteo Salvini, ironizonte ne Twitter ekipin e Francës, edhe ”Le Monde” shprehte irritimin kundër vendimit të muzeut të Luvrit, që publikonte një fotomontazh të Xhakondës, e veshur me fanellën ngjyrë blu të ekipit kombëtar francez të futbollit.

Ky imazh ka ngjallur indinjatën e italianëve që sipas tyre tregon boshllëkun kulturor francez, pa numëruar lumin e komenteve me konotacion racist për origjinën e lojtarëve të  Bluve, tashmë kampionë të botës.

Të fundit