Flash News

KRYESORE

Monchi pas eliminimit të Romës: Futbolli italian duhet të ngrejë zërin, na penalizuan gabimet e arbitrave

Monchi pas eliminimit të Romës: Futbolli italian duhet të

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua përballja mes Romës dhe Liverpoolit, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të ekipit italian, por për fat të keq nuk arriti të kualifikohet në finale për shkak të rezultatit 2-5 të fituar nga anglezët në ndeshjen e parë.

Por kjo përballje u shoqërua me shumë polemika në fund të ndeshjes, për shkak të një penalltie që nuk i’u dha Romës, pasi një lojtar i Liverpool preku topin me dorë.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i drejtuesit të Romës, Monchi-t i cili është shprehur se futbolli italian duhet të ngrejë zërin për gabimet e arbitrave.

“Komplimente Liverpool-it për finalen, por ka ardhur momenti që futbolli italian të ngrejë zërin. Pa gabimet e arbitrave do të kishte ndryshuar gjithçka. Në ndeshjen e parë kemi pësuar një gol në pozicion jashtë loje, këtë herë na kanë mohuar dy penallti”, ka thënë Monchi.

Ndërkohë ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin e Juves në ndeshjen kundër Realit të Madridit.

“Edhe Juventus është penalizuar në Europë, ka ardhur momenti të ngremë zërin. Nuk mund të vazhdohet kështu, ne meritonim më shumë”, është shprehur drejtuesi i Romës.

Ndërkohë kujtojmë se në finalet e Kievit do të përballen për trofeun e “Champions League”, Real Madrid dhe Liverpool.

Të fundit