Flash News

KRYESORE

Monedhat e reja prej ari dhe argjendi, Banka e Shqipërisë i hedh në treg në 2018-ën

Monedhat e reja prej ari dhe argjendi,  Banka e Shqipërisë i hedh

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar hedhjen në treg të tre monedhave të reja.

Vendimi është marrë në kuadër të 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Shkënderbeut, ose siç është quajtur ndryshe viti i Skënderbeut.

Banka e Shqipërisë do të nxjerrë në treg përgjatë vitit 2018 seritë e tre monedhave, me vlerë emërore 200 Lekë e cilat do të ketë materialin ar, 100 Lekë me material argjend dhe 50 Lekë me material të thjeshtë.

Miratimi për shtypjen e këtyre monedhave përkujtimore do të ketë vetëm funksion numizmatik për vitin 2018.

Të fundit