Flash News

KRYESORE

“Monika fatorino”, edhe Meta pjesë e përplasjes Rama-Basha: Profeti i kokoshkave të respektojë 5 qershorin, u mësua keq nga opozita e bashkuar

“Monika fatorino”, edhe Meta pjesë e përplasjes

Ilir Meta është bërë pjesë e përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

Shkak u bë thirrja e Bashës nga Durrësi për qeverinë që të merrte në konsideratë propozimin e PD me pesë pika për rimëkëmbjen ekonomike, por u ironizua nga Rama, i cili e krahasonte programin e PD me një tramvaj me shalqinj.

" Programi i Lulit si një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Për këtë, Basha iu përgjigj në rrjetet sociale, duke i shkruar se “Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”.

Së fundmi, ka reaguar edhe presidenti Meta i cili i bën thirrje kryeministrit të lerë mënjanë batutat dhe të respektojë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Profeti i kokoshkave t'i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.

Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta.

Të fundit