Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi flet për bisedat politike në familje, tregon çfarë ka diskutuar me Metën

Monika Kryemadhi flet për bisedat politike në familje, tregon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë sot e ftuar në “Kjo Javë”.

Kryemadhi foli për bisedat në familje nga ku rrëfeu se nuk diskutojnë për politikë, teksa shtoi se biseda e fundit ka qenë rreth datës së dekretimit të Kuvendit të ri.

"Kur unë dua të godas Ilirin për diçka ia them Nisidës. Psh. a e more vesh Nisida se çfarë ka ndodhur kjo, kjo, kjo si ajo që i bie penxheres që të dëgjojë dera" tha kryetarja e LSI.

“Pas kalimit të Ilirit në Presidencë, apo sidomos pas zgjedhjeve të 25 qershorit bisedat tona politike mund të jenë zero. Mund të ketë ndonjë bisedë rrëshqanasi në prani të miqve apo gazetarëve për politikat rajonale apo ndërkombëtare, për sa i përket politikës në Shqipëri ka qenë vetëm një fjali mund të them, kur e kam pyetur në muajin gusht kur do të jetë dekretimi për datën e parlamentit dhe më ka thënë ka kohë, s’ka ç’të duhet ty. Që atëherë nuk ka më asnjë fjali apo pyetje tjetër.

Megjithatë batuta mund të kemi herë pas here por jo midis meje dhe Ilirit por më shumë ndaj të tretëve, kur unë dua të godas Ilirin për diçka ia them Nisidës. Psh. a e more vesh Nisida se çfarë ka ndodhur kjo, kjo, kjo si ajo që i bie penxheres që të dëgjojë dera" tha Kryemadhi.

Të fundit