Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi flet për riorganizim: Ja kush do të jetë fokusi i LSI

Monika Kryemadhi flet për riorganizim: Ja kush do të jetë fokusi

Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes së Gruas ndërkohë që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një statsusi flet për riorganizim.

“Riorganizimi ynë do të nisë me gratë dhe vajzat, që do të jenë bërthama, jo vetëm e LGI-së, por edhe pikënisje për analizimin dhe trajtimin e çdo problematike në grupin parlamentar dhe më tej” shkruan Kryemadhi.

Ndërkohë ka njoftuar se javën e ardhshme do të mblidht KDK-në për të konkretizuar aksionin tonë politik në këtë drejtim.

Statusi i Kryemadhit:

Riorganizimi ynë do të nisë me gratë dhe vajzat, që do të jenë bërthama, jo vetëm e LGI-së, por edhe pikënisje për analizimin dhe trajtimin e çdo problematike në grupin parlamentar dhe më tej. Çdo emancipim, aksion apo reformë duhet ta nisim nga vetja dhe për këtë nismat tona do të jenë vendimtare për rivendosjen e integritetit të gruas në familje dhe në shoqëri. Kjo nuk bëhet as në një ditë dhe as në një muaj. Por çdo angazhim i yni do të jetë një gur i qëndrueshem në themelin e respektit të figurës së gruas shqiptare. Javën e ardhshme ne do të mbledhim KDK-në për të konkretizuar aksionin tonë politik në këtë drejtim.

Të fundit