Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: Jam kërcënuar nga grupe kriminale, vajzën e largova nga Shqipëria për arsye sigurie

Monika Kryemadhi: Jam kërcënuar nga grupe kriminale, vajzën e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se është kërcënuar në rrjetet sociale nga persona të cilët i ka identifikuar si anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me politikën.

Për këtë arsye, ajo tha se vajzën e ka dërguar jashtë shteti në një konvikt të ivoluar.

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës.

Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë.

Të fundit