Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi ka disa fjalë për të bijën Bora: Të premtova që s’do të shkruaja, por kanë lënë shenjë tek unë

Monika Kryemadhi ka disa fjalë për të bijën Bora: Të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë një dedikim të bijës Borës,  me rastin e 20-vjetorit të ditës së lindjes.

Kryemadhi shkruan se ndonëse i ka premtuar që s’do t’i bënte dedikim nuk ka mundur, pasi këto vite kanë lënë gjurmë tek ajo.

“Të dhashë fjalën që nuk do shkruaja asnjë fjalë. Por ja që 20 vitet që kanë kaluar lanë shenjë të pashlyer tek unë.

Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë! 🙏🏻 Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty.

20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote!”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit