Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi kërcënon Ora News? Sondazhi mund t’ju fundosë

Monika Kryemadhi kërcënon Ora News? Sondazhi mund t’ju

LSI-ja është alarmuar me rezultatet e sondazhit IPR Marketing dhe Ora News, i cili e nxirrte atë forcë të tretë politike, me një rritje të lehtë nga zgjedhjet e 2013-ës, çka cënon direkt objektivin për të dalë parti e parë.

Pas konferencës për media të Luan Ramës dhe reagimit në ‘Facebook’ të Silva Cakës, është radha e Monika Kryemadhit për të kundërshtuar publikisht të dhënat e sondazhit.

Kryemadhi u shpreh se ky sondazh është qesharak dhe periferik.

“Fillimi i LSI nuk janë sondazhet, por puna me qytetarët. Këto sondazhe periferike janë qesharake dhe mua nuk më shqetësojnë aspak”, u shpreh zv/kryetarja e LSI në studion e News 24.

Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë që të krijon përshtypjen se është kërcënim i drejtpërdrejt ndaj televizionit Ora News, sponsorizues të sondazhit.

“Nëse shikojmë metodologjinë do shohim gjëra të errëta që do të fundosnin kompaninë dhe ata që i sponsorizojnë. Këto sondazhe kanë për qëllim të manipulojnë opinion publik”, deklaroi Kryemadhi.

Pavarësisht se po mundohen të nënvlerësojnë sondazhin e IPR Marketing, reagimet e shumta brenda pak orësh nga zyrtarët më të lartë të LSI-së, tregojnë se në këtë forcë politike shqetësimi është i lartë.

Të fundit