Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: Koha nuk pret! Qeveria të mobilizojë fonde financiare për familjet e përmbytura

Monika Kryemadhi: Koha nuk pret! Qeveria të mobilizojë fonde

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të mos humbasë më shumë kohë por të shpallë gjendjen e emergjencës për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin. Kryemadhi kërkon mobilizimin e fondeve financiare, ndihmave ushqimore dhe të gjithë logjistikës së duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarë të prekur nga përmbytjet.

Reagimi:

Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë.

Solidaritet me të gjithe të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.

Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.

Koha nuk pret!

Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!

Përmbytja e autostradës, LSI i nxjerr Ramës deklaratën e Shemsi Prençit: Nuk kemi nevojë për rrugë të bukura, por për rrugë funksionale

Të fundit