Flash News

E-TJERA

Monika Kryemadhi merr në dorë sulmet ndaj Ramës: Studentët të djegin Tiranën, nëse rrëzojmë qeverinë do ‘shqyhen’ burgjet

Monika Kryemadhi merr në dorë sulmet ndaj Ramës: Studentët

Është Monika Kryemadhi ajo që ka marrë në dorë sulmet ndaj ministrave të PS në qeveri, duke ua hequr “këtë të drejtë” zyrtarëve të tjerë të LSI-së.

Kryemadhi ka ashpërsuar deklaratat ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe ligjit për arsmin e lartë. Gjatë bashkëbisedimit me studentët në “Këndin e Ekselencës” në News 24, deputetja e LSI ka theksuar se me atë ligj për arsimin e lartë që është miratuar, të rinjtë duhet të kishin dalë në rrugë dhe të digjnin Tiranën. Ajo është shprehur se shumë nxënës janë duke vuajtur pasojat e ligjit të keq.

Sa i përket qeverisë dhe qëndrimit të LSI në koalicion me PS, Kryemadhi e konsideroi këtë vendim si të detyruar për shkak të situatës në vend. Ajo tha se nëse rrëzohet qeveria, Shqipëria do jetë në kaos.

“E dini ju çfarë ndodh nëse ne rrëzojmë qeverinë? Do shqyhen burgjet sepse policinë e ke rrugëve. Ka një destablitet të madh politik në vend. Edhe fqinjët tanë, Maqedonia dhe Kosova janë të destabilizuara, ndërsa Greqia dhe Italia janë të dobëta”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit