Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: në koalicion mungon besimi politik

Monika Kryemadhi: në koalicion mungon besimi politik

Në një intervistë për 'Kjo Javë' në News 24, deputetja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për angazhimin e saj politik, në një fushatë zgjedhore që duket se për LSI ka filluar, por edhe për gjendjen ku ndodhet koalicioni politik. Sa i takon së ardhmes, pra një aleance të re parazgjedhore, Kryemadhi ka thënë se vendosin forumet, por ka pranuar se në koalicion mungon besimi politik. Monika Kryemadhi është e deleguara e LSI në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan, por u shpreh se nuk do kishte dëshirë të kandidonte në zgjedhje, dhe se do donte që listat të ishin me të rinj. Një deklaratë tjetër e fortë e Kryemadhit kishte të bënte me shkarkim-emërmmet në qeveri. Ajo tha se do kishte votuar kundër shkarkimit të ministrave. Sa i takon qëndrimeve të saj të forta në lidhje me ligjin për arsimine lartë, Kryemadhi ka thënë se se u qëndron atyre mendimeve, dhe se është e sigurt se mesazhin e Lindita Nikollës nuk e ka shkruar ajo.

Të fundit