Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi në protestë: Djegia e mandateve, fundi i tranzicionit në Shqipëri

Monika Kryemadhi në protestë: Djegia e mandateve, fundi i tranzicionit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e nisi fjalimin e saj në protestë me një mesazh solidarizimi me policët që janë vendosur sot, sipas saj, përballë vellezërve dhe motrave të tyre. Kryemadhi kërkoi mbështetje për “ata policë që rrogat e tyre janë vetëm 300 mijë lekë të vjetra, aq sa kushton një kollare e Edi Ramës.”

Kryemadhi theksoi se djegia e mandateve të opozitës shënon fundin e tranzicionit në Shqipëri dhe se ata nuk do të bëhen fasadë e “narko-shtetit”.

“Sot mandatet tona nuk janë më mandate të pushtetit, nuk janë më fasadë e narko-shtetit, sot mandatet janë mandate të shqiptarëve. Janë mandate për t’u rikthyer në 1990 dhe për të thirrur liri dhe demokraci. Sot mandatet tona nuk janë fasadë e një Parlamenti që rrethohet me tela me gjemba. Nëse çdo vend të Evropës nëse një kryeministër apo një deputet do të faktohej që votat e tyre janë blerë me lekët e karteleve të drogës, të jeni të sigurtë që jo vetëm do ishin në burg, por do kishin djegur çdo institucion. Djegia e mandateve ka të bëjë me fundin e tranzicionit të cilin po kalon Shqipëria”, tha kryetarja e LSI-së.

“Ne japim fjalën sot që nuk ka kthim pas sepse do të na mallkojnë brezat që do të vijnë më pas”, u shpreh ajo.

Kryemadhi lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit: “Rama ka ikur sepse po të ishte i fortë ai do të ishte në atë sallë. Ky kryeministër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve. Misioni ynë është i qartë, të ndalim krimin dhe drogën.”

Të fundit