Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi nuk mendon si Meta: Do e kisha dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm

Monika Kryemadhi nuk mendon si Meta: Do e kisha dekretuar Gent Cakajn si

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se do t’a kishte dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm nëse do të kishte qenë ajo Presidente.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News me drejtoren e Informacionit Beti Njnuma, Kryemadhi thekson se Metës iu dhimbs Rama për t'a ekspozuar para opinionit publik, PS dhe faktorit ndërkombëtar.

Po të kisha qenë në pozicionin e Ilir Metës, unë do ta kisha firmosur Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm dhe më pas ne do të shikonim se që nga kryeministri dhe gjithë qeveria e tij do të tërhiqeshin zvarrë jo vetëm nga opinioni publik  por dhe shumë faktorë të tjerë qofshin ndërkombëtarë apo dhe vetë populli i Kosovës. Mesa duket Presidenti iu dhimbs Kryeministri prandaj dhe bëri një veprim të tillë për të ruajtur sadopak institucionin dhe fytyrën e shtetit shqiptar.

Do të shikoja sesi vetë PS do të reagonte dhe sesi vetë PS do të ishe ajo që do ta kishte kundërshtuar me votën e saj në parlamenti Ministrin e Jashtëm. Derisa sot Kryesia e PS-së nuk e lejoi Ramën ta ripropozonte në një dekret të ri zotin Cakaj do të thotë se vetë PS e ka detyruar atë për të mos bërë një ripropozim të tij”, pohoi ajo.

Kryeministri Rama u vete-emerua ne rolin e Ministrit te Jashtem, pas refuzimit te dekretimit te Cakajt nga Presidenti Ilir Meta.

Të fundit