Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: Pa blerje të votave, Rama do kishte 28 deputetë më pak

Monika Kryemadhi: Pa blerje të votave, Rama do kishte 28 deputetë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Fushë-Krujë, ku pati një takim më simpatizantët e partisë. Kryemadhi u ndal gjatë të zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, për të cilat theksoi se ishin të blera nga mazhoranca, duke cituar edhe raportin e OSBE-së, që theksonte së mbi 20% e votave ishin të blera nga Partia Socialiste.

Për Kryemadhin, parlamenti aktual është ilegjitim, pasi mazhoranca, 5 deputëtë i ka të blerë dhe 28 të tjerë të blerë. “Pas zgjedhjeve të 2015-ës ne do të ecnim hap pas hapi për të marrë hapjen e negociatave. Jo vetëm negociatat që nuk u morën, por u shtuan edhe kushtet. Në 2016 kishim dialogun politik, por një vit më pas pas zgjedhjeve të 2017-ës, që ne dëgjojmë kryeministrin e rënë se si zgjedhjet u njohën nga të huajt, pas zgjedhjeve të 2017-ës Komisioni Europian, Parlamenti Europian vendosën një nga kushtet, Reformën Zgjedhore.

Përse ishte Reforma Zgjedhore kur zgjedhjet e 2017-ës paskan qenë të ndershme? Sepse për herë të parë pas shumë vitesh, OSBE-ODIHR në raportin e tyre përfundimtar shkruanin për blerjen e e votave, mbi 20% të tyre nga Partia Socialiste. Për herë të parë në raport shkruhej se denoncimet e kandidatëve për deputetë të LSI dhe të Partisë Demokratike akuzojnë dhe denoncojnë blerjen e votave dhe përdorimin e segmenteve kriminale. Për herë të parë në një raport të OSBE-ODIHR në 30 vjet tranzicion mbas zgjedhjeve të 96-ës, kemi që kryeministri fton punonjësit e policisë që të hedhin kapelet dhe të dalin të mbledhin vota për Partinë Socialiste.

Në një vend demokratik dhe në një vend europian kjo nuk mund të ndodhë. Tashmë kemi 400 CD ku vetëm tre minuta zbadhi Zëri i Amerikës dhe me thënë të drejtën opozita nuk kishte ndonjë ndikim në prokurori, sepse prokurorinë e ka zgjedhur vetë Edi Rama me 69 vota. Prokurorinë, Vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve e bën vetë Edi Rama, por kemi një dosje e cila është dosja e famshme 339 dhe dosja 184 ku implikimi i Edi Ramës dhe drejtuesve të Partisë Socialiste me blerjen e votës nëpërmjet bandave të krimit të organizuar është flagrante dhe e kanë kapur me presh në dorë Edi Ramën. Kjo do të thotë që ai Parlament është ilegjitim, kjo do të thotë që Partia Socialiste minimumi i ka pesë deputetë të vjedhur dhe 28 të blerë”, sqaroi Kryemadhi.

Të fundit