Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi për 8 Dhjetorin: Shkëndija e parë në qiellin e errësuar, sytë i kemi nga rinia

Në lidhje me Ditën e Rinisë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar duke thënë se 8 Dhjetori ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare.

Kryemadhi shprehet se edhe sot, sytë dhe zemra janë te të rinjtë  te të cilët kërkojmë frymëzim.

Statusi i plotë:

8 Dhjetori është një ditë e madhe! 👊🏻👍🏻

Data 8 Dhjetor ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare.

Ishin të rinjtë ata të cilët me fuqinë e ëndrrave të tyre, nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, besuan dhe mundën të thyenin vargonjtë e frikës për të jetuar në një Shqipëri të lirë. 🗣🗣

Sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë!

Tek ata kërkojmë frymëzimin për të punuar e jetuar demokracinë dhe lirinë e ëndërruar në tokën amë! 🙏🏻

Të fundit