Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi për bojkotin: Parlamenti e ka mbyllur funksionin e tij; Rraja i vuri edhe damkën e turpit

Monika Kryemadhi për bojkotin: Parlamenti e ka mbyllur funksionin e tij;

Opozita nuk po planifikon të kthehet në seancat plenare të Kuvendit; të paktën kjo është lënë të kuptohet nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë intervistës në emisionin ‘7pa5’.

Kryemadhi deklaroi se ky Parlament e ka mbyllur funksionin e tij dhe ngjarja e fundit ku është përfshirë deputeti i PS, Rrahman Rraja, i ka vendosur edhe damkën e turpit. Sipas kryetares së partisë opozitare, Parlamenti është inekzistent dhe ka bojkotuar interesat e shtetit për t’i shërbyer vetëm kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se është marrë peng.

“Ai Parlament e ka mbyllur funksionin e tij. Ngjarja e fundit i vuri edhe damkën e turpit, ku përdhunuesi quhet hero dhe viktima quhet përdhunuese. Mosreagimi qoftë edhe në emër të grupit parlamentar, por qoftë edhe individëve të veçantë brenda PS që kanë frikë të shprehen, mendoj se është e domosdoshme një reagim nga ana e tyre qoftë edhe për t’u distancuar. Mendoj se ka socialistë të ndershëm që e ndjejnë të nevojshme për të mbrojtur fytyrën e tyre dhe Partinë Socialiste. Mendoj që ai Parlament është inekzistent sot, ka bojkotuar interesat e shtetit, ka bojkotuar jetën politike shqiptare dhe është një Parlament që është kthyer në një grup njerëzish, në një grup kartonësh që i shërbejnë një individi që është peng i disa njerëzve të tjerë”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Të fundit