Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Monika Kryemadhi për protestën: Nuk do ketë çadër; qeveria tranzitore kusht i panegociueshëm
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se protesta e 16 shkurtit nuk do të ketë një çadër, siç ndodhi para zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të 2017-ës. Në emisionin ‘Të Paekspozuarit”, Kryemadhi theksoi se do të kërkohet krijimi i një qeverie tranzitore përmes protestave pa ndalim.
“ Edhe sikur të ndodhë efekti çadër nuk ka më Lul Bashë dhe Edi Rama vetëm për vetëm. Opozita është më e vendosur se kurrë për të ecur para. S’ka më qeveri teknike, por qeveri tranzitore që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, qeveri tranzitore që iu hap shqiptarëve negociatat”, sqaroi Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së shtoi se ka protesta nuk është eksperiment, por e vetmja mënyrë për largimin e Ramës, i përfshirë në afera korruptive. “Vijmë tek opozita, që thua një opozitë në epruvetë, e nisi kështu-ashtu. Nuk është një eksperiment, është një opozitë që 15 muaj ka bërë denoncime shumë të rënda. Ke një qeveri me 90% të saj të ndërruar. Ke një qeveri të kapur në flagrancë për shkak të emisionit tuaj, për shkak të ngjarjes. Ishin njerëzit që ishin në rrugë me muaj, opozita nuk tentoi ta politizonte çështjen dhe ndërkohë nga një emision i juaji doli që vidheshin 20 mln euro që shkonin në një kompani fantazmë. Garancia financiare është 1.8 mln euro që duhet t’ia merrte shtetit shqiptar”, përfundoi Kryemadhi.