Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: Po ju drejtohem si 'motra', dje pamë protestën për vendosjen e TVSH-së, nesër...

Monika Kryemadhi: Po ju drejtohem si 'motra', dje pamë

Në fjalën e saj në Parlament, Monika Kryemadhi  foli në lidhje me krimin që ka pushtuar Shqipërinë, ajo e nisi fjalën e saj duke ju drejtuar si ‘motra’ e madhe, siç edhe Rama e ka quajtur.

 "Po e nis si 'motra', meqë se motra e madhe ja ku është dhe ka edhe 13 motra të tjera. Këtë e them si në raportin politik, si në raportin personal. Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë.

Ky njeri është peng. Nga ne është i lirë. Pse ka frikë ky zotëria nga fotot. Po të jetë burrë thotë po unë jam aty. Nuk e dija që ishte në kërkim. Kam dalë në foto dhe kërkoj ndjesë. Ky është një aktor i madh.

Ky do t’u marri lotët edhe nënave që bandat ju kanë vrarë fëmijët. Ky është! Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një teatër eksperimental. Dje pamë se si oligarkët ishin në protestë për TVSH-në. Shumë shpejt, kriminelët do të bëjnë protestë në shesh, duke thënë të largojmë shqiptarët, poshtë shqiptarët. Oligarkët në protestë, do dalin edhe bandat të protestojnë

 Dje pamë se si oligarkët ishin në protestë për TVSH-në. Mos u çudisni! Shumë shpejt, do të kemi bandat që do të bëjnë protestë në shesh, duke thënë të largojmë shqiptarët. Thotë pse paskemi ne hallin e krimit.

Ta fillojmë me shëndetësinë? Me koncesionet? Meqë kemi edhe Milvën këtu dhe ka bërë gjithë dosjet e koncesioneve. Do të shikojmë edhe këta të koncesioneve në shëndetësi që do të dalin në protestë dhe do të thonë të vijnë shqiptarët të bëjnë Check Up-n.

Këtë kemi ne, Shqipërinë eksperimentale. Të flasim për taksat, për rritjen e çmimeve apo për sigurimin e detyruar të pronës sepse vëllai i tij ndan apo jeton në shtëpinë e njërit që ka pronë kompani sigurimesh. Të vazhdojmë të jemi në funksion të oligarkëve. Doni të flasim për arsimin.

Ku ta kapim, ku ta lëmë. Një tmerr. Të flasim për policinë. Të flasim për tollumbat. Të mira janë, nuk janë të këqija. E kam hallin për një tollumb tjetër që është shumë i rrezikshëm, i cili po hyri nuk të del më. Të mban peng. I përdore në 25 qershor, si bodigard, si ushtar, si shok tavolinash dhe sot të kërkojnë haraçin", deklaroi Kryemadhi.

Të fundit