Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi publikon foto krah Ilir Metës: Me yllin që më ndricon edhe në ditët më të vështira

Monika Kryemadhi publikon foto krah Ilir Metës: Me yllin që më

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto krah bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Vetëm një natë më parë deputetja e ftuar në ‘xing’ se është shumë e lumtur përkrah tij, por këtë deklaratë e ka vërtetuar sërish sot me dedikimin e pazakontë për të. Pavarsisht motit me shi, Kryemadhi shkruan se e ka zbukuruar ditën e saj me yllin (Ilir Metën) që i ndriçon edhe ditët më të vështira.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

Mirëmëngjes! 

 Moti nuk premton nje ditë të bukur, por unë e zbukurova me  ⭐ që më ndricon edhe në ditët e mia të vështira. ❤️Si për të dielë kalova pak më shumë kohë me familjen time, por dhe pse u perpoqëm nuk ja dolem dot të mos flasim për fushatën. Sepse motorrët e LSI për fushatën nuk kanë pushim as në fundjavë, as për festa, madje as pas fushate. Pikërisht për këtë do të jemi forcë e parë në këto zgjedhje, per t'i treguar të gjithëve se nuk jemi aktivë vetëm në fushatë, por gjatë gjithë kohës, pa pushim dhe lodhje për të qënë pranë problemeve dhe halleve tuaja. Sepse për ne familja është më e shtrenjte dhe më e rëndësishme se çdo politikë apo marrëveshje që bëhet në emër të saj. Ne jemi një familje me zemër të madhe, ku ka vend për të gjjthë ata që besojnë te vlerat.

Të fundit