Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi publikon foton: Janë Rama dhe kriminelët

Monika Kryemadhi publikon foton: Janë Rama dhe kriminelët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto ku kryeministri Edi Rama, ministri i Mjedisit Blendi Klosi, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, janë të rrethuar nga anëtarë të bandave të krimit.

“Edi Rama me koalicionin e tij të krimit! Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit”, shkruan shkurtimisht Kryemadhi, ndërkohë denoncimin e bëri publikisht edhe në emisionin ‘Opinion’.

Ndonëse nuk përmendi emra, Kryemadhi tha se të gjithë personat në foto janë në kërkim nga policia.

Kryemadhi: Blendi Klosi duhet të japë dorëheqje, fotot që publikoi Basha janë të rënda

Rizgjohet banda e rrezikshme e Shijakut, Basha nxjerr publikisht emrin dhe lidhja me atentatin e pak muajve më parë në Tiranë

 

Të fundit