Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar

Monika Kryemadhi: Saimir Tahiri është një nga hallkat që

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbështetur qëndrimin e kreut të PD Lulzim Basha për të luftuar krimin në vend. Çështja që na lidh sot kundër krimit është më e forët se çdo gjë. Bashkëpunimi politik, sepse   atdheu është i  rrezikuar, të mblidhemi të gjithë së bashku që t’i dalim para kësaj së keqe, në emër të fëmijëve tanë.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi është shprehur se Sajmir Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar. Nga ana tjerë Kryemadhi është shprehur se lufta kundër krimit është ajo që e bashkon LSI-në me partitë e tjera opozitare. “Situata më ë rëndë që jemi gjendur. Shqiptarët ndihen më të rrezikuar se kurrë.

Shteti Rama ka kompromentuar jo vetëm policinë por edhe politikën. Përballë këtij momenti shqiptarët janë bashkë. LSI është me frontin qytetar në çdo rrugë. Tahiri është një nga hallkat e krimit por janë shumë të tjera që lidhin kryeministrin. Janë hallkat e krimit dhe oligarkëve të cilët pastrojnë paratë. Kemi pika të ndryshme me PD por pika q ë na lidh është lufta e krimit. Ky është vullneti ynë dhe ne do ta çojmë deri në fund. Do ta bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Mbështes qëndrimin e kreut të PD-së Basha dhe i bashkohem tryezës së thirrur prej tij”, tha Kryemadhi.

Të fundit