Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi sulmon hapur Ramën: Ndikove në zgjedhjet e Lezhës 2 vite më parë, PS ka marrë drejtimin e gabuar

Monika Kryemadhi sulmon hapur Ramën: Ndikove në zgjedhjet e

Pas publikimit të disa orëve më parë të kryeministrit Edi Rama i cili përshëndeste me një imazh nga Lezha se si dukej dikur dhe si duket sot, ka reaguar Monika Kryemadhi.

Deputetja e LSI sulmon Ramën teksa akuzon se ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë dy vite më parë dhe shton se qyteti është transformuar dhe zbukuruar falë investimeve të qeverisë dhe punës së kryebashkiakut Viktor Tusha, përfaqësues i LSI.

Përmes imazheve Rama bënte krahasimin se si ishte Lezha në 2013-ën, periudhë në të cilën drejtohej nga përfaqësues i LSI, krahasim i cili ka ngjallur reagimin e Kryemadhit.

Statusi i Kryemadhit:

Është për t'u vleresuar kujdesi që kryeministri tregon për Lezhën, qytet në fakt i transformuar dhe zbukuruar falë investimeve të qeverisë dhe punës së kryebashkiakut Viktor Tusha. Në këtë foto duket qendra e Lezhës si ka qenë dhe se si ka ndryshuar ajo falë punës tonë dhe angazhimit të të gjithë qytetarëve. Edhe më e bukur do të ishte, edhe më shumë punë, mirëqënie, rrugë, kanalizime, shkolla dhe çerdhe do të kishte Lezha nëse do të vijohej të drejtohej nga ata që përmirësuan ndjeshëm këtë qytet. Por kryeministri ndoshta ka harruar pakëz mosangazhimin ose drejtimin e gabuar që zgjodhi partia që ai drejton në zgjedhjet e 2015, i cili ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë dy vite më parë. Sot Lezha dhe qytetarët e saj do të ishin më të mirë dhe më të begatë nëse Edi Ramën do ta dëgjonte më shumë dhe më seriozisht partia e tij në Lezhë për të fituar Lezhën dy vjet më parë. Por siç duket gjërat harrohen shpejt dhe sot kryeministri ka nostalgji për periudhën kur Lezha kishte drejtimin e duhur. Ndërsa selia që duket në foton e vjetër është e njëjta, me ndryshimin e vetëm se sot, në krahasim me dy vjet më parë ka më shumë të rinj e të reja që punojnë dhe motivohen për t'i rikthyer Lezhës dhe banorëve të saj dinjitetin që meritojnë. Sepse LSI është shans për të gjithë, edhe për ata që në dukje e nënvlerësojnë.

Të fundit