Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi: Veliaj nuk është as çun as gocë

Monika Kryemadhi: Veliaj nuk është as çun as gocë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takim me të rinjtë në Fier, ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu drejtua djemve duke iu thënë 'zdromsa'.

Kryemadhi tha se i duket sikur Veliaj nuk është fare as çun as gocë.

"Sot, numri i këtyre djemve dhe vajzave, të cilat kryetari i bashkisë apo rilindja i quan zdromsa, sepse kështu u thotë çunave shqiptarë, ai më duket se nuk është fare as çun as gocë. Janë çuna të cilët kanë bërë gjëra që janë të jashtëzakonshme për familjen dhe ndihem me thënë të drejtën, krenare, që më ke pranuar të jem mikja jote sepse ne politikanët në përgjithësi nuk na duan shumë. Sepse duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, duhet të bëjmë shumë për qytetarët në mënyrë të tillë që njerëzit mos të urrejnë politikën dhe politikanët por të urrejnë fenomenin e keq politikan. Ta duan politikën, ta votojnë atë sepse nëpërmjet politikës do të ndryshojnë", deklaroi Kryemadhi.

Të fundit